Sipas një hulumtimi të agjencisë AP

Sipas një hulumtimi të agjencisë AP

Në luftën për çlirimin nga pjesëtarët e Shtetit Islamik të qytetit të Mosulit në Irak, janë vrarë prej 9 deri në 11 mijë civilë, dëshmoi hulumtimi më i ri i bërë nga agjencia e lajmeve, Associated press.

Rezultati i hulumtimit dëshmon se numri i civilëve të vrarë është për dhjetë herë më i lartë, se sa numri i viktimave që është përmendur më herët, shkruan rtv21.tv

Vrasjen e një numri kaq të madh të civilëve nuk e kanë pranuar koalicioni i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as nga qeveria e Irakut, e as nga Shteti Islamik.

Forcat irakiane apo ato të koalicionit janë përgjegjëse për vdekjen e së paku 3 mijë 200 civilëve në periudhën nga tetori i vitit të kaluar, deri në vjeshtën e këtij viti, thuhet në hulumtim.

Koalicioni ndërkombëtar ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e vetëm 326 civilëve./21Media