Klinika e Neonatologjisë gjatë pandemisë ka ofruar shërbime shëndetësore për 1918 foshnje.

Bëhet e ditur se 72 prej tyre, janë transferuar nga spitalet regjionale, përfshirë edhe ato private, për trajtim të mëtutjeshëm.

Nga numri i përgjithshëm, në Neonatologji janë pranuar 149 foshnje të lindura para kohe, gjersa kujdesit intensiv i janë nënshtruar 223 foshnje.

”Në këtë klinikë janë trajtuar 1918 foshnje me probleme të natyrave të ndryshme. 72 prej tyre, janë transferuar nga spitalet regjionale, përfshirë edhe ato private, për trajtim të mëtutjeshëm.
Nga numri i përgjithshëm, në Neonatologji janë pranuar 149 foshnje të lindura para kohe, gjersa kujdesit intensiv i janë nënshtruar 223 foshnje” njofton Klinika e Neonatologjisë. /21Media