Çifti po kalojnë kohë të mirë së bashku

Çifti po kalojnë kohë të mirë së bashku

Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur i humorit Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të komentuar dhe pëlqyer për publikun. Çifti  duket se janë duke e shijuar në maksimum kohën e të qëndruarit të mbyllur në shtëpi.

Në bazë të postimeve që dyshja po i publikojnë në rrjetet sociale shihet se ata po gjejnë kohë për çdo gjë.

Xhensila është ajo e cila sot publikoi disa fotografi në Instastory, ku çifti shihet se duke mbjellur  lule në oborrin e shtëpisë.

Kujtojmë se, Xhensila dhe Besi janë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Ajka. /21Media