Të hyrat e përgjithshme të Qeverisë në tre mujorin e dytë të vitit 2020 ishte 587.2 milionë euro, kurse 534.9 milionë euro ishin shpenzimet, kështë bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 47.4% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndërsa, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (35.1%); kompensimi i punëtorëve (32.2%); formimi i kapitalit bruto (11.1%); dhe konsumi i ndërmjetëm (8.8%).

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve, thuhet në komunikatën e ASK-së.