Poezi nga Nënë Tereza

Gjej kohë…

Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej kohë të qeshësh
është burimi i fuqisë
është fuqia më e madhe mbi tokë
është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
është sekreti i rinisë së përjetshme
është privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë.

Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej kohë të punosh
është burim mençurie
është rruga e lumturisë
është çmimi i suksesit.

Gjej kohë të bësh mirësi

është çelësi i parajsës..