Nuk ka të arrestuar

Nuk ka të arrestuar

Stacioni i policisë kufitare – Qafë Prushi dje në orën 21:30 ka gjetur dy thasë të mbushura me substanca të dyshuara narkotike.

Sipas policisë, këto substanca janë të llojit marihuanë. Thasët janë me diametër 50×70 cm.

Një prej thasëve peshon 4 mijë e 250 gramë dhe tjetri 4 mijë e 900 gramë.

Substancat në fjalë janë konfiskuar dhe nuk raportohet për të arrestuar./21Media