Gjenden dy trupa të pajetë në një shtëpi

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka informuar se dje rreth orës 20:26 në Sektorin për Punë të Brendshme-Shkup është paraqitur se në një shtëpi në rrugën e Prizrenit janë gjetur dy trupa pa shenje jete.

Viktimat janë L.B (91) dhe i i biri i saj M.B (57).

Nga Ndihma e Shpejtë është konstatuar se janë vdekje pa shenja të dhunës, ndërsa më urdhër të Prokurorit publik, trupat janë marrë për obduskion për të zbuluar arsyet e vdekjes, shkruan TV21./21Media

Back to top button