Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga fshati “Uçë” e Istogut ka raportuar dje se ka hasur në disa mbetje mortore.

 “Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishin duke kryer disa punime me  ekskavator,  në fushë kanë hasur në disa mbetje mortore (eshtra)”, thuhet në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës.

Njësiti për krime lufte ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve./21Media