Letra, syze dhe sende të tjera

Letra, syze dhe sende të tjera

Gjenden në Berlin mbi 100 sende në pronësi të John Lennon, që i ishin vjedhur bashkëshortes së këngëtarit në vitin 2006, nga shoferi i saj personal.

Bëhet fjalë për ditar, letra, syze dhe sende të tjera tepër personale të këngëtarit.

Një nga tre ditarët përmban dhe fjalët e fundit të shkruara nga dora e këngëtarit në 8 dhjetor 1980, ditën e vrasjes së tij.

I dyshuar për vjedhjen është Koral Karsan që jeton në Turqi, i cili është jashtë juridiksionit të policisë gjermane.