Pasditen e sotme është gjetur 19 vjeçarja L.K. nga Obiliqi, e cila ishte raportuar e zhdukur ditë më parë nga familja e saj.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16: 00 është gjetur (gjendjen shëndetësore e ka të mirë) vajza e zhdukur ditë më parë në Obiliq. E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”, tha Ahmeti./21Media