Është gjetur e gjallë Egzona Ferati nga komuna e Skënderajt, e cila ditë më parë ishte raportuar e humbur.

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, sot përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ajo është gjetur në fshatin Gllanasellë dhe se ekipi mjekësor do t’i japë ndihmën e parë.

“Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore”, ka shkruar Jashari.

26 vjeçarja nga fshati Çirezë i komunës së Skënderajt, sipas familjarëve, ka më shumë se një javë që ishte zhdukur./21Media