Gjendet e pajetë foshnja në një kosh plehrash

 

Një foshnje është gjendur e pajetë brenda një koshi mbeturinash në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

“Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore” , njofton policia.

Foshnja ishte e porsalindur dhe nuk ka pasur shenja dhune në trup. Trupi i pajetë i foshnjës është transportuar në morg.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën./oranews

Back to top button