Sot reth orës 06:10 në mëngjes është gjetur e vdekur një femër në Gllogjan të Deçanit. Rastin e ka konfirmuar për 21Media zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot në orët e mëngjesit rreth orës 06:10, policia është njoftuar për një rast në fshatin Gllogjan. Policia me të arritur në vendin e ngjarjes, e ka gjetur një trup të pajetë. Vdekjen e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar i Qendrës së Mjekësisë Familjare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi./21Media