Gjendet i gjallë një pasagjer që rezultoi i zhdukur pas zjarrit që përfshiu tragetin e Greqisë

Një pasagjer i cili ishte shpallur si zhdukur nga zjarri që përfshiu një traget që lundronte nga Greqia në Itali është gjetur i gjallë nga ekipet e shpëtimit.

Burri ishte gjetur në pjesën e prapme të anijes dhe kontaktoi me shpëtimtarët, thonë zyrtarët.

Roja bregdetare greke shpëtoi 280 nga 292 pasagjerët dhe ekuipazhin që ishin në bord, shkruan Reuters.

kTrageti Euroferry Olympia me flamur italian, u përfshi nga zjarri ndërsa ishte nisur për në portin italian të Brindisit.

Sipas operatorit të tragetit dhe autoriteteve greke, 11 pasagjerë janë ende të zhdukur. Ata janë nga Bullgaria, Greqia, Turqia dhe Lituania./21Media

Back to top button