Dje rreth orës 15:30, një person është gjetur i plagosur me armë zjarri tek hyrja e Parkut në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se viktima është  dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës ku sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti po hetohet nga njesitet relevante si “vrasje në tentativë”./21Media