Vdekje në burg në Maqedoninë e Veriut

Vdekje në burg në Maqedoninë e Veriut

Më 8 prill 2020, në ora 04:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, A.Gj., i punësuar në Burgun e Shkupit, ka denoncuar se në repartin e burgut, është gjetur një i vdekur A.E., 47-vjeçar.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja dhe me urdhër të Prokurorit publik, trupi është dorëzuar që t’i kryhet obduksioni./TV21