2-vjeçari ra në pus gjersa po luante me shokët e tij

2-vjeçari ra në pus gjersa po luante me shokët e tij

Një 2-vjeçar që kishte rënë në një pus në Indinë Juglindore të premten, u gjet i vdekur, raportojnë mediat e huaja. Zyrtarët në shtetin Tamil Nadu thanë se trupi i tij u nxor mëngjesin e së martës nga pusi në gjendje të dekompozuar, pas një operacioni shpëtimi që zgjati katër ditë.

Sujith ra në pus gjersa po luante me shokët e tij. Fillimisht ai kishte ngecur në rreth 10 metra, por më pas ra më tej në pusin e braktisur me thellësi 180 metra. Qe disa ditë u zhvillua një operacion shpëtimi. 

“Po vinte një erë e keqe nga pusi. Ne e kuptuam që trupi i tij ishte dekompozuar”, tha zyrtari i policisë.

India po e festonte festën e Diwalit gjatë vikendit dhe storia e djaloshit mori gjithë vëmendjen e mediave./21Media