Gjendet i vdekur një 22 vjeçar

 

Një 22 vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në Banjë të Pejës.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se deri më tani nuk dihen detajet dhe se hetuesia është duke u marrë me rastin.

“Rreth orës 11:45 minuta stacioni policisë në Istog është njoftuar se dyshohet se në Banjë të Pejës një person është pa shenja jete. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes, ka konstatuar edhe mjekun i cili ka e ka konstatuar vdekjen. Personi i gjetur pa shenja jete është 22 vjeç i gjinisë mashkull. Deri më tani dihen këto sepse në vend të ngjarjes janë hetuesit”, ka thënë Gashi./21Media 

Back to top button