Sot rreth orës 11:30 është gjetur pa shenja jete një 35-vjeçar, në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G. mashkull 35 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka njoftuar se aktualisht në koordinim me prokurorinë kanë filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast./21Media