Gjendet i vdekur një burrë, nisin hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, dje rreth orës 08:40 në Rahovec.
“Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Ksoovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti i cilësuar si “hetim i vdekjes” po vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button