Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Rastin e konfirmoi për 21Media, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se dyshohet se vajza e të ndjerit, që sipas policisë ka çrregullime mendore e ka vrarë atë. Gjurkaj deklaroi se trupi i viktimës është gjetur nga kujdestarja familjare, ndërsa afër ishte edhe vajza e tij.

“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjeturë pa shenja jete personi M.R. – lindur 1933. Pranë trupit të viktimes ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962e cila është me te meta mentale. Rastit i janë pergjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekedore, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen. Viktima kishte lendime në kokë dhe dorë, por lendime kishte dhe vajza, dhe për kete arsye ekziston dyshimi i arsyeshem se vrasese potenciale mund të jetë vajza.”, tha ndër tjerash Gjurkaj.

Gjurkaj bëri të ditur se ajo është hospitalizuar në spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik dhe i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./21Media