Gjendet i vdekur një person në një banesë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në një banesë në Prishtinë.
Sipas njoftimit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim.