Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një person në një hotel të Klinës

Një person është gjetur i vdekur në një ndërtesë në Klinë. Ai u gjet në hapësirën e marketit, dhe menjëherë për rastin është njoftuar Policia dhe Emergjenca.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi, tha se rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, derisa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

“Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, deklaroi Gashi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button