Gjendet i vdekur një person në oborrin e QKUK-së

 
Një burrë pa shenja jete është gjetur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), dje rreth orës 12:55 në Prishtinë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ndërsa Policia e Kosovës në raportin 24 orësh e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.
Sipas Policisë lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button