Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur sot në oborrin e shtëpisë së tij në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj, ka thënë për rtv21.tv se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës nga vëllai dhe djali i tij.

“Datë 05.04.2021 në Spitalin Rajonal Gjakovë është njoftuar Stacioni Policor -Gjakovë se një person i vdekur është dërguar nga vëllau dhe djali i tij. Patrulla iu ka përgjigjur rastit. Sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim në kokë. Dëshmitarët – familjarët e viktimës kanë deklaruar se të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra). Në vendngjarje (shtëpinë e viktimës) kanë dalur patrullat policore.
Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë. Është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të tij rreth orës 11:20 trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore për t’u dërguar në obduksion. Viktima e moshës 1971 është nga fshati Lipovec”, ka thënë Xhurkaj./21Media