Dje pasdite, Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje të dyshimtë, në shtëpinë e të moshuarve, “Për Komunitete”.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, me ç’rast vdekja e viktimës u konfirmua nga mjeku kujdestar.

Ndërkaq, vajza e viktimës ka bërë të ditur se babai i saj, ka vuajtur nga disa sëmundje.

Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion, me urdhër të prokurorit./21Media