Policia nuk gjeti shenja dhune

Policia nuk gjeti shenja dhune

Një shtetas amerikan me banim në Sarandë është gjetur i vdekur mesditën e sotme në apartamentin e tij.

70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska, prej tri vjetësh jetonte i vetëm në një apartament me qira, në lagjen nr.1.

Prej tri ditësh 70 – vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij.

Kjo ka shqetësuar mikun e tij i cili njoftoi Policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe atë mjekësor bënë të mundur të hyjnë në apartament, ku e kanë gjetur të vdekur në shtratin e tij 70 -vjeçarin.

Trupi i të ndjerit është përcjellë drejt Tiranës për ekspertizë mjeko – ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sipas burimeve hetimore nga Policia, në trupin e tij, por edhe në brendësi të apartamentit nuk janë vënë re shenja dhune apo shenja të tjera për të dyshuar për ndonjë akt kriminal./oranews