Shock G, emri i vërtetë i të cilit është Gregory Jacobs, u gjet i vdekur dje, në një dhomë hoteli në Tampa.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por sipas babait të tij, do t’i bëhet autopsia.

Reperi u bë i njohur nga puna e tij e përbashkët me Tupac Shakur dhe nga hiti i tij “The Humpty Dance”.

Ai së bashku me Tupac Shakur ishin pjesë e hip-hop grupit Digital Underground.

Gregory Jacobs lind dhe u rrit në bregdetin lindor, por më vonë u vendos në Oakland ku edhe formoi Digital Underground gjatë fundit të vitit 1980, së bashku me Chopmaster J dhe Kenneth Water.

Ai ka qenë producent i shumë këngëve të artistëve si Dr.Dre, Prince dhe KRS-one.

Shock G vdiq në moshën 57 vjeçare./21Media