Rrëzimi i aeroplanit që u mori jetën 157 personave

Rrëzimi i aeroplanit që u mori jetën 157 personave

Kutia e zezë nga fluturimi i “Airlines Ethiopian” që u rrëzua të dielën është gjetur tani nga hetuesit, raportojnë mediat shtetërore.

Përplasja ndodhi të dielën në ora 08:44 sipas kohës lokale, gjashtë minuta pasi Boeing 737 Max-8 u ngritë, transmeton rtv21.tv.

Ai ishte në rrugë nga Addis Abeba në kryeqytetin kenian, Nairobi, dhe të gjithë 157 persona në bordin e fluturimit humbën jetën.

Ekspertët kanë paralajmëruar se është shumë herët për të thënë se çfarë e ka shkaktuar katastrofën./21Media