Në Stacionin e Autobusëve në Pejë, rreth orës 05:45 të mëngjesit të sotëm, është gjetur një mjet shpërthyes, respektivisht një granatë dore.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policies për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin. Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe njësiti i deminimit dhe sipas Rugovës mjeti është larguar para gjysme ore me sukses./21Media