Një person është gjetur pa shenja jete në liqenin e Radoniqit në fshatin Zhdredhë të Gjakovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksësisë Ligjore për obduksion./21Media