Një burrë nga Shtimja është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij dje rreth orës 16:40.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion./21Media