Në mëngjesin e së premtes është gjetur një person pa shenja jete në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan rtv21.tv.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media