Gjendet pa shenja jete një 4-vjeçar në Dragash

 

 

 

Një fëmijë është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit Blaç, në Komunën e Dragashit.

Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për rtv21.tv se fëmija dyshohet se ishte duke luajtur në afërsi të lumit, dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.

“Rreth orës 20:00 Policia ka pranuar informatën se në lumin e fshatit Blaç në Komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçar pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lum”, ka thënë Osmanollaj, duke shtuar se forenzika dhe njësitë e hetimeve kanë dalur në vendin e ngjarjes./21Media

Back to top button