Një person 45 vjeç është gjetur i vdekur sot rreth orës 9:40 në fshatin Vllahi të Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv ka konfrimuar këtë e po ashtu ka bërë të ditur se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar. Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë””, ka thënë Zahiti./21Media