Gjendet pa shenja jete një 64-vjeçar në Prishtinë

Në rrugën “Edmon Hoxha” Prishtinë sonte rreth orës 19:00 është gjetur një person pa shenja jete.
Bëhet fjalë për një 64 vjeçar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se vdekjen e viktimës është konstatuar nga Policia dhe ekipi emergjent që kanë qenë në vend të ngjarjes.
“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 64 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Back to top button