Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Pa shenja jete është gjetur një person në Gjilan të premten.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë u dërgua për obduksion, ndërkaq rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button