Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti u raportua nga dëshmitari që e gjeti viktimën pa shenja jete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore derisa rasti po hetohet.
“Është raportuar se në shtëpinë e tij nga dëshmitari është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.