Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në autostradën “Arbër Xhaferi”

Sot rreth orës 20:00 autostradën “Arbër Xhaferi” drejtimi Ferizaj-Prishtinë është gjetur e vdekur një femër, shtetase e huaj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa njësitet relevante të policis kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button