Gjendet trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Gërqina nxirret nga uji

Kampionit të kërcimit në ujë, Sali Gërqina, i zhdukur para tre ditësh pas hedhjes së tij nga bregu tek Ura e Fshejtë në Gjakovë, i është gjetur sot trupi i pajetë , shkruan rtv21.tv

Sali Gërqina ishte kampion i shumëfishtë i kërcimit në ujë.

Rastin e ka konfirmuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

“Pas një pune intensive sot me datën 01.07.2017 në ora 15:10 ekipi i FSK-së arriti të nxjerrë nga uji trupin e pajetë të personit S.G i moshës 50 vjeçare nga Gjakova, trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të Urës aty ku edhe ishin dyshimet.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shkruhet në komunikatë./21Media

Back to top button