Dje në fshatin Janjevë të Lipjanit. është gjetur një veturë e zhdukur me targa vendore pronë e viktimës mashkull  kosovar.

Policia ka tentuar të kontaktojë pronarin e veturës, mirëpo nuk ka qenë e mundur. Pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se ai për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të.

“Me datë 09.04.2021 është raportuar për një veturë të braktisur në lokacionin e lartcekur, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore pronë e viktimës mashkull  kosovar. Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të”, thuhet në raportin e Policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ky rast vazhdon të hetohet./21Media