Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë trajtuar për Covid 11 pacientë të hospitalizuar.

“8 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 2 pacientë presin rezultatet, 1 pacientë pritet të testohet, 5 pacientë me oksigjeno terapi, 1 pacientë në respirator, 2 paciente në CPAP maskë. Covid pozitiv janë tre mjekë. Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim.