Polic i cili është plagosur me armë zjarri sot në lagjën Veternik në Prishtinë është jashtë rrëzikut për jetë.

Ai është  plagosur gjatë një një aksioni për të kapur grabitësit e një bankomati. I njëjti është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK.

Drejtor i Klinikes Emergjente, Basri Lenjani për portalin rtv21.tv tha se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Polici ka një plagë nën gju dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ai po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Lenjani për portalin rtv21.tv.

Ndërkohë, policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit./21Media