120 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.

Sipas njoftimit të Spitalit, 3 pacientë janë në respirator, 103 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 mjekë, 11 infermierë dhe 8 punëtorë të Shërbimit Teknik./21Media