Gjendje e rënduar në Rahovec nga vërshimet, Latifi kërkon përkrahjen urgjente të Qeverisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar pas vërshimeve që kanë përfshirë qytetin që drejton.
Latifi ka bërë të ditur se që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke u ballafaquar me gjendje të rënduar, e për këtë qëllim kanë formuar edhe Shtabin Emergjent të komunës së Rahovecit.
Ai ka kërkuar përkrahjen urgjente të Qeverisë.
“Si Kryetar i Komunës shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar dhe kërkoj ndihmë nga Qeveria për ta tejkaluar më lehtë gjendjen momentale, e për t’i kompenzuar dëmet e mëdha të cilat do të dihen pas vlerësimit nga ana e komisioneve tona, të cilat do t’i evidentojnë ditëve në vijim”, ka shkruar Latifi në Facebook./21Media

Back to top button