Rama flet për rolin e FSK-së nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Rama flet për rolin e FSK-së nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama thotë se ushtria nuk do të demonstrojë forcë, në rast të një gjendje të jashtëzakonshme në vend. Në një situatë të tillë, thotë ai, nuk do të bëhet një izolim klasik veçse do të jenë disa kufizime në të mirë të shëndetit të qytetarëve që mos të përhapet COVID-19 që tashmë ka infektuar 19 persona në Kosovë. Komandanti i Forcës thotë se në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, FSK dhe institucionet e tjera do të bashkërendojnë veprimet në mënyrë që t’u dilet në ndihmë qytetarëve./21Media