Kjo gjeneratë pritet të del kah fundi i vitit

Kjo gjeneratë pritet të del kah fundi i vitit

Gjenerata e tetë e çipave Intel mund të jetë shumë interesante se sa që mendohej.

Edhe pse kompania më herët kishte përmendur se gjenerata më e re do të sjellë përmirësim prej 15% krahasuar me gjeneratën e shtatë, Intel gjatë Computex zbuloi se procesorët e ri do të ofrojnë përmirësim prej rreth 30 për qind.

Kjo bazohet aktualisht vetëm në rezultatet e Sysmark, por gjithsesi paraqet lajm inkurajues kur është në pyetje përmirësimi i performancave të serisë së ardhshme të procesorëve.

Gjenerata e tetë e çipave Intel pritet deri kah fundi i vitit dhe janë të bazuar në arkitekturën 14nm, sikurse gjenerata paraprake.

Kompania ka shfaqur shkurt makinën Quant, e cila punon me njërin nga këta çipa, por më shumë detaje nuk janë zbuluar.