Gjërat që duhet t’i keni parasysh para se të blini këpucë me taka
26 Janar 2021
Nga dëshira e madhe për blerjen e këpucëve të reja me taka, nuk mirren parasysh disa karakteristika që duhet të kenë një palë këpucë, por shihet vetëm ana e jashtme e tyre. Por disa truke do t’ju vijnë shumë në ndihmë përpara se të zgjidhni një palë këpucë me taka.
Pjesa e shputës nuk duhet të deformohet
Provoni ta përthyni me dorë pjesën e shputës. Nëse forma e saj prishet nga ky veprim nuk janë këpucët e duhura, pasi imagjinoni se çfarë do ndodhë me to nëse mbajnë të gjithë peshën e trupit për disa orë.
Zgjidhni numrin e këpucës të këmbës më të madhe
Ju të gjithë e dini që njëra këmbë është më e madhe se tjetra, prandaj këpucët duhet t’i merrni me numrin e këmbës më të madhe.
Gjatësia e takës
Nëse doni që këpuca të jetë e rehatshme, taka nuk duhet t’i kalojë 9 cm. Platforma do t’ju ndihmojë gjithmonë, por nëse i doni elegante, sigurohuni që taka mos t’i kalojë 9 cm.
Hapësira ku i provoni
Kur të provoni këpucë të reja, sigurohuni që të ecni disa hapa në një sipërfaqe të fortë, pasi jo gjithmonë do të ecni në parket.