Aktori i njohur kosovar, Dardan Gashi kësaj radhe vije më ndryshe, ai për rtv21.tv tregoi shumë gjera për veten me fjalë të ngjyrosura me sinqeritet e humor

Aktori i njohur kosovar, Dardan Gashi kësaj radhe vije më ndryshe, ai për rtv21.tv tregoi shumë gjera për veten me fjalë të ngjyrosura me sinqeritet e humor

Aktori ashtu siç e përshkruan veten, gazmor e temperament vije nga fshati Nekofc i komunës së Drenasit, është i martuar dhe ka një djalë. Dhe, kur jemi te familja ai tregon se ata janë motivi dhe lumturia e tij.

Dardani nuk ka hezituar të flas as për gjerat të cilat e veçojnë si personalitet,
duke treguar se është gazmor tha se: “Hobi im është basketbolli edhe lojrat kompjuterike, ndërsa kohën e lirë zakonisht e kaloj ratë”.

Dardani tregoi se i pëlqen edhe ekpet futbollistike si: Prishtinën dhe Juventusin, ndërkohë rrëfen se fobi ka nga ineksionet. Ai pati disa fjalë edhe për ushqimin, thotë: “Jam anti vegjetarian gjithçka prej mishi e brumi e kom për qefi”.

Ndryshe, Dardan Gashi, është fituesi i çmimit “Aktori më i mirë” në festivalin “Skena UP”, ndërsa tregon se çmime të tjera nuk ka. Dardanit i pëlqejnë aktorët si: Luan Jaha dhe Roberte De Niro, e si paradoksal që është Dardani, ai thotë se nuk do ta ndjekë rrugën e tyre.

Natyrisht, aktori nuk la pa e përshkruan edhe ndjenjën kur del në skenë para publikut “Nëse ki dhimte të dhamit, në skenë tu nalet prej stresit. Ki përshtypjen që po e dëgjon publikun tu marr frymë”, rrëfen Gashi.

Ndodhi interesante dhe qesharake ka secili për të treguar, sidomos këta tek te cilët të gjithë i kanë sytë.
“Kam qenë në skenë me kolegun tim Bujar Ahmetin, kur ai e ka harru tekstin edhe e mbaj mend ende fytyrën e tij në ato momente. Nuk besoj që kam për ta harru ndonjëherë”, veçon Dardani si një ndër momentet që nuk do t’i harrojë kurrë.

Sa i përket zgjedhjes në mes teatrit apo filmit, Dardani nuk e bën ndonjë ndarje por, thotë se ndjesia e teatrit është më e fuqishme pasi që gjithçka ndodhë aty për aty.

Profesioni i aktorit për Dardanin ka shumë anë të mira të cilat tha se nuk mund t’i numërojë por, si anë negative të profesionit ai e konsideron punën në grup.

Të jeshë fytyrë publike natyrish që do të përballesh me komente nga më të ndryshmet, Dardani tregon cili është njëri ndër komentet me absurde “Ki ba ni karakter shumë interesant. Gjithmonë mendoj “interesant” për mirë a për keq a qysh përkthehet kjo hahahah”, ka rrëfyer ai për rtv21.tv.

Dardan Gashin e njihni si aktor që e ka dëshmuar veten shkëlqyeshëm, por nëse nuk do të ishte aktor ai duke qeshur tha se do ta zgjedhte profesionin e amvisit.

Aktori i njohur është edhe praktikues i fesë islame, ai theksoi se momenti më i mirë dhe më i veçantë për të ka qenë kur për herë të parë iu është përkulur Krijuesit. Ndërsa si moment të keq e ka veçuar kur të tjerët tentojnë të ia ndalojnë një gjë të tillë.

Ndryshe aktori për rtv21.tv, tregoi se ka shumë plane por, si më të rëndësishmin ai e vendosi edukimin dhe rritjen e djalit. “Ta edukoj edhe ta rris me nder dhe dinjitet djalin tim edhe ndoshta edhe disa vëllezër e motra që mund t’i ketë në të ardhmen”, shtoi për fund Dardan Gashi./21Media