Publikohet edhe vendimi i Presidentit Thaçi

Publikohet edhe vendimi i Presidentit Thaçi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, është emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

“Ne nje mision te ri, pergjegjesi shteterore per Kosoven !
Falenderoj Presidentin e Republikes se Kosoves, HT Hashim Thaqi, per besimin dhe dekretimin tim, per Ambasador/Shef i Misonit Diplomatik, te Republikes se Kosoves, ne Republiken e Maqedonise !”, ka shkruar Dedaj.

Ndryshe deputetët e Komunitetit turk në Kosovë kishin kërkuar shkarkimin e Dedajt pas një deklarate të tij se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.

“Shtrigat e Ballkanit
Turqia dhe Serbia,synojne rikthimin e tyre strategjike ne Kosove, secila permes emisarve te tyre, te mbetur nen rrenjet e sundimit shekullore dhe mbetjet e ketyre sundimtarve te ndyre, te cilet duhet te çrrenjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!”.”, pat shkuar ai në Facebook.